Sulmohen me thikë disa të rinj në Kumanovë

December 3, 2024
1 minut lexim

Një prind ka denoncuar në Sektorin për Punë të Brendshme në Kumanovë se djali i tij i mitur dhe shokët e tij, janë sulmuar fizikisht nga disa persona, të cilët kanë përdorur mjete të mprehta.

“Më 02.12.2024 në ora 21.25 në SPB Kumanovë, T.A.(43) nga Kumanovë ka denoncuar se në bulevardin “Brigada e tretë maqedonase” në Kumanovë, biri i tij i mitur dhe shokët e tij janë sulmuar fizikisht nga disa persona, të cilët kanë përdorur edhe mjete të mprehta”, thuhet në raportin e MPB-së.

Nga Policia thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit.

Kujtojmë se ditëve të fundit në Kumanovë kanë ndodhur disa raste ku janë shfaqur dukshëm tensione ndëretnike.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Prokuroria kërkon paraburgim për një person i cili tentoi djegien e flamurit kombëtar shqiptar

Story i radhës

Dorëzohet procedurë disiplinore ndaj dy Prokurorëve në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë