Sulmohen dy objekte në Sarandë dhe Himarë, denoncojnë pronaret: Na thyen xhamat

min lexim

Një lokal në Himarë dhe një shtëpi në Sarandë janë sulmuar ditën e sotme.

Të dyja objektet kanë qenë në pronësi të dy grave,  të cilat kanë bërë edhe denoncimin pranë Policisë Sarandë.

Konkretisht lokalit i është thyer një xham kurse shtëpisë i janë sulmuar dritaret.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen K. L., 51 vjeçe, banuese në Himarë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi kallëzimit të bërë nga shtetasja V. B., 59 vjeçe, banuese në Himarë, se 51-vjeçarja i ka thyer xhamin e lokalit.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin F. M., 41 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka dëmtuar dritaret e një banese në pronësi të shtetases B. N.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sulmet ndaj Policisë së Kosovës, Sveçla: Jemi të gatshëm të përballemi me çfarëdo skenari të Serbisë

Story i radhës

Fitorja ndaj Armenisë në transfertë, protagonistet: 10 pikët në grup, historike për Shqipërinë!

Të fundit nga