Sulmi terrorist në veri të Kosovës, Stoltenberg: Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi

November 20, 2023
1 minut lexim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se shtimi i pranisë ushtarake në Kosovë me 1.000 trupa, që përbën vendosjen më të madhe në vitet e fundit të aleancës, tregon se sa seriozisht e merr aleanca dhunën që shpërtheu muajve të fundit në Kosovë.

Në një konferencë për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Stoltenberg tha se stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor “ka rëndësi për sigurinë tonë”.

Ai ka theksuar se autorët e sulmit të 24 shtatorit në veri, duhet të mbahen përgjegjës. Ai ka theksuar se KFOR-i është përherë i gatshëm për të përmbushur misionin e tij, dhe se e mirëpret Asociacionin e komunave me shumicë serbe, shkruan Teelegrafi.

“Në shtator pamë ndezje të dhunës në veriun e Kosovës, që ngriti shqetësime se si një konflikt më i gjerë mund të kthehet në Ballkanin Perëndimor. Në maj trupat e KFOR-it u sulmuan, duke lënë 93 ushtarë të NATO-s të lënduar rëndë dhe disa janë lënduar për tërë jetën. Sulmet e tilla të dhunshme janë të papranueshme, autorët e sulmit duhet të mbahen përgjegjës”, ka theksuar sekretari i NATO-s.

Ai shtoi se NATO do të zbatojë mandatin e misionit të tij në Kosovë, KFOR, për të ofruar mjedis dhe lëvizje për të gjitha komunitetet.

Ai po ashtu mirëpriti draft-statutin e ri për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Themelimi i Asociacionit “do të ishte një hap kyç drejt normalizimit të raporteve dhe drejt paqes së qëndrueshme në rajon”, tha Stoltenberg.

I pyetur për mundësinë që Kosova të bëhet pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe, Stoltenberg tha se për këtë kërkohet vendim unanim i të gjithë anëtarëve të aleancës. Para Kosovës, Stoltenberg qëndroi në Bosnje e Hercegovinë, ku u takua me krerët shtetërorë dhe përfaqësuesin e lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt. Në Sarajevë shefi i NATO-s tha se aleanca është e shqetësuar me retorikën e ndarjes dhe me ndikimin rus në rajon.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dieta e vezëve – A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Story i radhës

Haradinaj: Bujqësia duhet të jetë prioritet kombëtar

Të fundit nga

ShkoLartë