Sulmi terrorist në Banjskë, policia kryen kontrolle në pesë lokacione në veri

September 29, 2023
1 minut lexim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer kontrolle në në pesë lokacione në tri komunat në veri të Kosovës.

Në njoftimin e policisë thuhet se këto operacione po zhvillohen lidhur me ngjarjet e fundit në fshatin Banjskë, ku në një sulm terrorist mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku e u plagosën dy të tjerë.

Bëhet e ditur se këto kontrolle janë duke u zhvilluar në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in.

“Sot, me datën 29.09.2023 Policia e Kosovës është duke zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente për kontrolle, në pesë lokacione në tri komunat në veri të Kosovës. Këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë. Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së). Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim. Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka gjetur arsenal armatimi në Manastirin e Banjskës ku terroristët serbë u strehuan të dielën e 24 shtatorit. Armatimi që u gjet aty arrinë vlerën prej 5 milionë eurosh dhe ishte i bollshëm për qindra njerëz.

Sulmin e së dielës e kanë dënuar institucionet e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare. 

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

LIVE: “Skenar i keq” për ushtarët ukrainas nëse ndodh ky veprim amerikan/ Kjo është “lëvizja e fundit” e Moskës për luftën hibride

Story i radhës

Gresa Hoti ndan një sekret me ndjekësit!

Të fundit nga

Horoskopi i datës 2 qershor 2025

Dashi Po ditët të silleni gjatë kësaj dite keni për të ftuar më shumë. Nëse keni një lidhje dhe tregoheni më tolerantë e më të kuptueshëm me partnerin tuaj, marrëdhënia në çift
sqmken
ShkoLartë