Sulmi në uzinën e armëve/ Ja provat që i ‘fundosën’ rusët dhe ukrainasin si të dyshuar për spiunazh

min lexim

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar të tjera detaje në lidhje me sulmin që ndodhi në uzinën e armëve në Gramsh.

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Lala ‘zbërtheu’ itinerarin e 2 rusëve dhe ukrainasit, që tentuan të hynin në uzinën e Gramshit.

Sipas saj, grupi hetimor ka prova të mjaftueshme që të mendojnë se bëhet fjalë për një grup spiunazhi. Sipas Lalës, në telefonat e tyre celularë janë gjetur komunikime që cënonojë sigurinë kombëtare.

“Dje ka firmosur 3 urdhër-arreste për 2 rusët dhe 1 ukrainas, pasi kanë sulmuar 2 ushtarë. Ata mbërritën përgjatë gushtit nga 3 pika të kalimit kufitar të ndryshëm. Erdhën veçmas. Shtetasi ukrainas erdhi nga Porti i Durrësit, 24-vjeçari nga Rusia përmes Muriqanit dhe vajza nga Rinasi. Baza kryesore e tyre ka qenë Tirana. Akuzat ndaj tyre janë; sigurimi i informatave sekrete dhe goditja për shkak të detyrës. Disa dyshime të forta ka grupi i hetimit, në të kundërt ata mund të trajtoheshin si blogerë. Në telefonat e tyre celularë janë gjetur komunikime që cënojnë sigurinë kombëtare. Ata janë tradhtuar nga aparatet fotografike, pasi kanë pasur dhe pamje e filmime të disa veprave energjetike, që konsiderohen infrastrukturë kritike civile dhe ndaj tyre mund të bëhet sabotazh. Ndaj grupi i hetimit thotë se gjendet para një grupi celule.”, tha Lala.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Chelsea përcjell nga afër bisedat për kontratë të Milanit me Leaon

Story i radhës

Emri i yllit të operës, Placido Domingo shfaqet në hetimet për krime seksuale në Argjentinë

Të fundit nga