Banesa e shefit të Krimeve në Shkodër, Pëllumb Shpati ka rënë pre e një sulmi me tritol në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Shpërthimi ka qenë i fortë, duke shkaktuar dëme materiale në banesë dhe në automjetet e familjarëve të Shpatit të cilat ishin parkuar në oborrin e shtëpisë.
Mësohet se kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një person vendos lëndën plasëse dhe më pas largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet për zbardhur rrethanat e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.