Sulmi me grusht ndaj Berishës/ Topalli: Një nga momentet më të errëta të historisë 30-vjeçare të pluralizmit!

December 6, 2022
1 minut lexim

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka dënuar sulmin me grusht ndaj Sali Berishës gjatë protestës së zhvilluar sot nga opozita.

Me anë të një postimi në Facebook, Topalli thotë se ky është një nga momentet më të errëta të historisë së pluralizmit në Shqipëri.

Ajo e cilëson këtë një sulm politik, dhe që vjen menjëherë pas shtyrjes së gjyqit për Partinë Demokratike.

Sipas Topallit, sulmi ndaj kryetarit të opozitës është pa burrni.

Postimi i Jozefina Topallit:

Agresioni ndaj Kryetarit te opozites zotit Sali Berisha, kur ai po drejtonte nje proteste kundra pushtetit aktual, eshte nje nga momentet me te erreta ne historine 30 vjecare te pluralizmit ne Shqiperi.

Ky agresion eshte vetem politik.

Opozita shqiptare natyrisht nuk sjell faqen tjeter ndaj dhunes brutale te ushtruar me te gjitha format ndaj opozites shqiptare e mbi te gjitha mbi kryetarin e saj zotin Sali Berisha.

Kjo vjen pas shtyrjes se gjyqit per emrin e Partise Dëmokratike.

Kjo vjen pas presionit ndaj medias. Kjo vjen pas blerjes se ish kryetarit te Pd per 10 vite; kjo vjen pasi disa deputete pseudo opozitar perpiqen ne cdo forme te demtojne misionin e shenjte te opozitarizmit.

Brutaliteti i pushtetit ndaj kryetarit te opozites eshte pa burrni.

Agresioni ndaj kryetarit te opozites ne proteste eshte thelbi i kultures te dhumes dhe i mos pranimit te misionit opozitar!

Lironi agresion. Opozita e din kush eshte frumezuesi

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ylli i Brazilit ndërpret marrëveshjen me markën e famshme

Story i radhës

Besimi në Bruksel: Ligji i Buxheteve bazë e reformave për përmirësimin e menaxhimit të financave publike

Të fundit nga

ShkoLartë