Sulmi kibernetik ndaj shërbimeve online, kërcënojnë hakerat

1 minut lexim

Një grup i vetëquajtur Homeland Justice (Drejtësi për Atdheun) pretendon se ka qenë pas hakerimit të e-albania.

Për ta vërtetuar këtë, ky grup ka publikuar një folder brenda të cilit ka materiale të institucioneve më të rëndësishme të shtetit shqiptar.

Justifikimi i sulmit të tyre shpjegohet nën parrullën: “Pse duhet qe të shpenzohen taksat tona per terroristët e Durrësit”, duke iu referuar ish-muxhahedinëve iranianë (MEK) që janë strehuar në Manzë të Durrësit.

Qeveria u shpreh pak ditë me parë se sulmi kibernetik është organizuar nga një shtet dhe janë dy shtetet për të cilat dyshohet.

Prej disa ditësh, sistemet online në vend janë sulmuar nga hakerat. Sipas Agjencisë Kombëtare të Informacionit, sulmi i sofistikuar drejt sistemit të informacionit, vjen nga jashtë Shqipërisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kujdes/ Fati nuk do të jetë aspak në anën e këtyre 2 shenjave të horoskopit gjatë gushtit

Story i radhës

Bale shënon golin e parë në ligën amerikane

Të fundit nga