Sulmi kibernetik, eksperti ngre alarmin: Akt i mirëfilltë terrorist

1 minut lexim

Profesori i kriminologjisë dhe eksperti, Ervin Karamuço, me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, e ka cilësuar akt të mirëfilltë terrorist sulmin kibernetik që ndodhi pak ditë më parë në disa faqe të institucioneve shtetërore në vendin tonë.

Karamuço shkruan se qindra e-maile institucionesh shqiptare po bëhen publike nga faqe anonime, duke vënë në rrezik sigurinë kombëtare.

Postimi i Karamuços:

Fatkeqësisht sulmi kibernetik po rezulton një akt i mirëfilltë terrorist me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare.

Me qindra shkresa zyrtare dhe e-maile institucionesh po publikohen nga një faqe anonime, duke vërtetuar një rrjedhje masive të dhënash shtetërore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dy të vrarë dhe dy të plagosur në Donetsk

Story i radhës

Afër 250 mijë persona të infektuar që nga paraqitja e COVID-19 në Kosovë

Të fundit nga