Një sulm me raketa ruse që goditi Kievin kishte për qëllim të “frikësonte ukrainasit” në ditët përpara samitit të NATO-s, tha kryetari i bashkisë së qytetit Vitali Klitschko, përcjell Bota sot.
Sulmi i parë rus në kryeqytet në gati tre javë kishte për qëllim “të frikësonte ukrainasit… në afrimin e samitit të NATO-s” që do të mbahet në Madrid nga 28-30 qershor, tha Klitschko, i cili vizitoi skenën e shpërthimit.
Gazetarët e AFP thanë se një kompleks banimi u godit duke shkaktuar një zjarr dhe re tymi gri.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 6:30 të mëngjesit.