Sulmi i Nokës ndaj efektivit/ Avokati: Duhej të ishte arrestuar menjëherë

November 27, 2024
1 minut lexim

Avokati Romeo Kara komentoi gjithashtu edhe sulmin e Flamur Nokës ndaj efektivëve të policisë gjatë protestës së sotme. I ftuar në “Ora e fundit”, avokati deklaroi se Noka duhej të ishte arrestuar menjëherë.

“Është turp që nuk u arrestua. Po të isha drejtues i policisë do ta kisha arrestuar atë. Noka s’ka asnjë imunitet dhe të drejte të godasë policin. Është faji jonë që kemi rënë në derexhenë që kemi pasur ministër si Noka.”, u shpreh avokati.

Një koment bëri edhe për Tedi Blushin, i cili hipi sipër autobotit të policisë.

“Tedi Blushi u bë Vojo Kushi, ai është rreziku më i madh. Ai jarani nga 313 jep urdhër, e zbaton jarani te autoboti, është parti serioze Partia e Lirisë”, tha me ironi avokati.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Deputeti i PDK-së: Osmani po bën lojën e shpëtimit të Kurtit

Story i radhës

Guardiola shfaqet me shenja në fytyrë pas ndeshjes, tregon si ndodhën

Të fundit nga

ShkoLartë