​Sulmet shkatërruan infrastrukturën energjetike, dorëzohen mbi 80 mijë gjeneratorë në Ukrainë

Ukraina ka marrë më shumë se 80 mijë gjeneratorë në javët e fundit, pas shkatërrimit të infrastrukturës energjetike.

“82,124 gjeneratorë të energjisë dhe 3,075 transformatorë të energjisë u importuan në Ukrainë nga 9 deri më 30 nëntor. Gjithashtu, në të njëjtën periudhë janë importuar 266,596 power bankë dhe akumulatorë”, tha anëtari i parlamentit ukrainas Yaroslav Zheleznyak.

Ai është ndihmës kreu i komisionit parlamentar për financat, taksat dhe politikën e importit, i cili ka bërë bilancin e gjeneratorëve për ngrohje që iu dhuruan vendit.

Këtë javë qeveria e Shteteve të Bashkuara premtoi më shumë se 50 milionë dollarë pajisje për të mbështetur sistemin elektrik të Ukrainës. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi të mërkurën se pajisjet ( gjeneratorët, transformatorët dhe pjesët rezervë), do të mbërrinin në Ukrainë brenda disa ditësh ose javësh.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Prodhuesi i iPhone-it ofron pagesë për gjetjen e punëtorëve të rinj

Story i radhës

Formacioni i Zvicrës, Xhaka standard por Shaqiri..

Të fundit nga