Ukraina po “rriton prodhimin e dronëve” dhe armëve të tjera përballë sulmeve në rritje ruse.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se “gjithçka” ishte e nevojshme në fushën e betejës për të shpëtuar jetë “përmes fuqisë së teknologjisë”, shkruan Sky News.
Në një postim në mediat sociale, ai tha se lufta tregoi se teknologjia ishte një “mbrojtje efektive kundër agresionit”.
Kievi ka rritur prodhimin e tij të dronëve, “lloje të caktuara armësh, municionesh, pajisjesh, makinerish çminimi dhe shumë sende të tjera thelbësore”, theksoi presidenti.
Burimi: botasot.info