Sulmet ndaj Yuri Kim/ Balla: Me cilin ambasador të SHBA ka pasur marrëdhënie të mira Berisha?

min lexim

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla foli nga Fieri për akuzat dhe sulmet ndaj ambasadores së SHBA, Yuri Kim nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetiësit e tij, si dhe për peticionin online kundër saj.

Teksa i cilësoi sjellje të trashëguara nga regjimi komunist, Balla tha se Kim është një ndër diplomatët më të mirë që ka pasur Shqipëria, dhe se në PD po krijohet  një frymë antiamerikane.

Këto janë sjellje të trashëguara nga regjimi komunist. Unë jam i ri, por kam pasur mundësi të lexoj paudhësitë dhe çmenduritë e regjimit ku ftoheshin masat të bënin sulme për persona të caktuar dhe natyrshëm kundër rrezikut angloamerikan. Edhe ky sulm ndaj një prej ambasadorëve më të mirë që ka pas SHBA në Shqipëri, duhet të shërbej si retrospektivë. Më thoni me cilin prej ambasadorëve amerikan në Shqipëri Sali Berisha në këto 30 vite ka pasur ndonjëherë marrëdhënie të mira.

Rritja ose krijimi i një fryme antiamerikane brenda PD ne pritje për të gjetur ndonjë aleat të Sali Berishës apo ndonje kalemxhi që paguhet nga lekët e pista të djalit të Sali Berishës, une mendoj se këto janë një turp që ta mbajnë ata që i takon. Mendoj që populli shqiptar është populli me përqindjen më të lartë të respektit dhe të mirënjohjes për SHBA. Kurr nuk duhet të harrojmë që pa SHBA, Shqipëria do të kishte rrezikuar mosekzistencën e saj si një shtet komb.”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

PSG-ja është e gatshme t’ia ofrojë një rrogë marramendëse

Story i radhës

Qyteti i Shkupit ofron trajnim falas për pastrues të oxhaqeve

Të fundit nga