Sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, ambasadori amerikan: Të mos kërcënohet media

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka dënuar fuqishëm sulmin e fundit ndaj gazetarëve në Zubin Potok, në veri të vendit.

Me anë të një postimi në Twitter, Hovenier ka shkruar se mediat duhet të punojnë lirshëm nga kërcënimet me dhunë e frikësim.

Postimi i Plotë:

SHBA-ja i bashkohet Asociacionit t Gazetarëve të Kosovës – AGK dhe Bashkimit Evropian në Kosovë për të dënuar fuqishëm sulmin e fundit në seri kundër gazetarëve të Kosovës. Mediat duhet të jenë në gjendje të punojnë lirshëm nga kërcënimet me dhunë dhe frikësim. Gazetaria e lirë dhe e pavarur është gurthemel i demokracisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Taravari: Aleanca ka dy kryetarë

Story i radhës

Kundërshtoi hapur regjimin, familja e legjendës së futbollit iranian ndalohet të dalë nga vendi

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish