sulmet ndaj gazetareve krijohet mekanizem i ri 6b0448b69dc34

Sulmet ndaj gazetarëve, krijohet mekanizëm i ri

November 23, 2026
1 minut lexim

Kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve do të jenë në fokus të një mekanizmi të ri ndërinstitucional. Komiteti Nacional për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve nisi sot zyrtarisht punën, me synimin për të forcuar mbrojtjen e punonjësve mediatikë.

Për kryetar të Komitetit është caktuar ndihmësministri për Marrëdhënie me Publikun dhe Çështje Strategjike në MPB, Muhamed Ismaili, i cili njëkohësisht është edhe pika kombëtare e kontaktit në Këshillin e Evropës për sigurinë e gazetarëve.

Në fjalimin e tij, Ismaili shpjegoi arsyet e formimit të Komitetit, organizimin, kompetencat dhe aktivitetet e ardhshme, duke theksuar se bëhet fjalë për një trup koordinues që do të bashkojë institucionet përgjegjëse për sigurinë, drejtësinë dhe mediat me përfaqësuesit e komunitetit gazetaresk.

„Nuk duam të krijojmë një mekanizëm ku institucionet diskutojnë mes vete për sigurinë e gazetarëve. Duam një mekanizëm ku gazetarët do ta kenë zërin e tyre, ndërsa institucionet detyrimin për ta dëgjuar atë zë“, theksoi Ismaili.

Në përbërjen e Komitetit janë përfshirë përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Transformimit Digjital, Prokuroria Publike, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, Radio Televizioni i Maqedonisë, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë./Alsat.mk

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

beri shqiponjen dykrenare ne skenen e miss universe 2026 modelja qe perfaqeson malin e zi ndez rrjetin me gjestin shqiptar 6b042dd0b5e47
Lajmi i mëparshëm

Bëri shqiponjën dykrenare në skenën e Miss Universe 2026, modelja që përfaqëson Malin e Zi ndez rrjetin me gjestin shqiptar

flet babai i endrit azemit edhe ne jemi te mashtruar u kerkoje falje gjithe shqiptareve 6b04492d32219
Lajmi i radhës

Flet babai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi të mashtruar, u kërkojë falje gjithë shqiptarëve

Të fundit nga

ShkoLartë