kandidati i opozites per tiranen nga sheshi i protestes berisha negociata per bashkimin kunder rames 6b04495bc97f1

Kandidati i opozitës për Tiranën nga sheshi i protestës? Berisha: Negociata për bashkimin kundër Ramës

November 23, 2026
min lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur gjatë një konference për shtyp nëse është dakord që përzgjedhja e kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës të përcaktohet nga sheshi i protestës, theksoi se synimi është gjetja e kandidatit më të përshtatshëm për qytetarët e Tiranës, pa paragjykime dhe përmes bashkimit të të gjithë faktorëve që e konsiderojnë Edi Ramën kundërshtarin e tyre të përbashkët.

Berisha e cilësoi protestën një bashkim të paprecedentë të qytetarëve me bindje të ndryshme politike, por kujtoi se ata që kanë një histori më të gjatë protestash i përkasin kryesisht Partisë Demokratike.

“Tani, aty në protestë kanë qenë nga të gjitha partitë politike dhe qytetarët pa parti. Të jemi realistë, protesta ka qenë një bashkim i paprecedentë. Me atë çfarë unë jam, të ulemi në debat, të ulemi në diskutim pa asnjë paragjykim dhe të zgjedhim kandidaturën më të përshtatshme për qytetarët e Tiranës.

Se po të nisemi nga protesta, të garantoj që në trashëgiminë e tyre, ata që kanë jo 170 ditë, po kanë edhe 500 dhe 700 ditë të regjistruara në protestë, në tërësi janë të Partisë Demokratike. Kjo është e vërteta!”, deklaroi Berisha.

Kryedemokrati paralajmëroi nisjen e negociatave me partitë dhe faktorët e tjerë politikë, duke theksuar se qëllimi është krijimi i një fronti të përbashkët kundër kryeministrit Edi Rama, ku secila forcë të ruajë identitetin e saj.

“Por ne do fillojmë negociatat me qëllimin që të bashkohen të gjithë elementët, të gjithë faktorët që konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe, dhe që pranojnë, duke ruajtur plotësisht secili identitetin e tij, një lloj pluraliteti që e kishte vetë protesta, siç e kishte protesta, se socialistët nuk shkuan aty për t’u bërë demokratë, as demokratët nuk shkuan aty për t’u bërë socialistë, jo, apo për të ndjekur ata që bërtisnin si të shkatërronin protestën, po shkuan të gjithë aty kundër Edi Ramës, për largimin nga pushteti të Edi Ramës”, u shpreh ai.

Sipas Berishës, ky është momenti që secili faktor politik të tregojë gatishmërinë për t’u bashkuar në një front opozitar, duke lënë mënjanë dallimet për qëllimin e përbashkët.

“Ndaj dhe ky është dhe një moment që secili nga ne të dëshmojë vullnetin e tij për t’u përballur me të keqen më të madhe që është Edi Rama, bashkërisht. Secili nga ne duhet të qartësohet, e konsideron Edi Ramën dhe regjimin e tij një rrezik ekzistencial apo jo?”, tha Berisha.

Ai theksoi se bashkimi duhet të vijë nga vetë forcat opozitare, pa pritur qëndrimet e ndërkombëtarëve, të cilët, sipas tij, kanë kërkuar gjithashtu bashkimin e opozitës.

“Dhe çdonjëri që arrin në këtë përfundim, jam i sigurt se gjen forca në interesin e tij më të mirë, në interesin e partisë së tij, në interesin e lëvizjes së tij, të bashkohemi në një front, sepse nuk ka gjë më qesharake sesa të presësh se çfarë po bëjnë ndërkombëtarët, se çfarë po thonë ndërkombëtarët. Ndërkombëtarët, miqtë e vërtetë, kanë një këshillë: Bashkohuni! Dhe ua kanë thënë: Bashkohuni si opozitë! Të bashkohemi në pluralitetin tonë, në identitetet tona, por të bashkohemi kundër një të keqeje më të madhe, një rreziku ekzistencial kombëtar që është Edi Rama”,tha Berisha.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

flet babai i endrit azemit edhe ne jemi te mashtruar u kerkoje falje gjithe shqiptareve 6b04492d32219
Lajmi i mëparshëm

Flet babai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi të mashtruar, u kërkojë falje gjithë shqiptarëve

INSPEKSIONI KOMUNAL BUTEL
Lajmi i radhës

Kostovski: Kontrolle të shtuara në Butel, në shënjestër objektet me dyshime për shkelje ligjore dhe parkimet e parregullta

Të fundit nga

ShkoLartë