Sulmet me raketa kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën në Lviv të Ukrainës.
Përditësimi erdhi nga kryetari i bashkisë së qytetit perëndimor të Ukrainës, Andriy Sadovyi, pas dy sulmeve me raketa, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Guvernatori i Lviv Maksym Kozytskyy komentoi:
“Kishte tri shpërthime të tjera të fuqishme. Alarmi ajror mbetet!
Qëndroni në strehimore, qëndroni të qetë.
Mos shpërndani asnjë informacion, foto apo video në njoftimet zyrtare”./Botasot