Sulmet me bomba e plumba në veri, Bytyçi me deklaratë të fortë: Edi Rama ka qenë në dijeni se serbët do të bëjnë luftë!

December 11, 2022
1 minut lexim

Pas sulmve të mbrëmshme në veri, sot ka pasur reagime të shumta nga ndërkombëtarët, përfshirë BE dhe NATO.

Megjithatë, reagim të vonshëm për këto sulme të serbëve në veri, bëri kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Për këtë reagoi ashpër, profesori universitar, Enver Bytyçi.

Ai në një postim në Facebook tha se Edi Rama ka qenë në dijeni se në veri të Kosovës serbët do të bëjnë luftë

“Rama është pjesë e planit serb për ta destabilzuar Kosovën.

Dhe kjo ndodh sepse kryeministri i Shqipërisë ka marrëveshje me presidentin e Serbisë për ndarjen e Kosovës. Ndërkaq “baba Soros” dëshiron ta ketë për veten e tij TREPÇËN! Këtë Rama ia ka premtuar më mirë përmes Vuciq, sesa Kosovës”, deklaroi profesor Bytyçi, përcjell “Bota sot””.

Postimi i plotë

U lodha e humba kohë duke kërkuar ndonjë reagim të qeverisëapo kryeministrit të Shqipërisë për ngjarjet në Veri, ku serbët hedhin bomba e plumba kundër policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it! Por asnjë cicërime nuk gjej!

Pse hesht Shqipëria në një rast të tillë? Është krejt e qartë: – Edi Rama ka qenë në dijeni se në veri të Kosovës serbët do të bëjnë luftë. Ka qenë dhe është në dijeni se terrorristët rusë të Wagnas janë gjithashtu pjesë e kësaj dhune kundër integritetit territorial të Kosovës! Edi Rama pëër gjithcka rekordohet me Aleksandër Vuciq dhe Aleksandër Vuciq për gjithcka rekordohet me Edi Ramën!

Vuciq e ka thënë këtë në tetor në Pragë fjalë për fjalë: “Ka 17 vite që ne në Beograd nuk bisedojmë e nuk merremi vesh për asgjë me Prishtinën! Ndërkohë e që me vëllain tim binjak, Edi Rama, flasim për cdo gjë dhe merremi vesh për gjithcka”! Kjo do të thotë se Rama është pjesë e planit serb për ta destabilzuar Kosovën.

Dhe kjo ndodh sepse kryeministri i Shqipërisë ka marrëveshje me presidentin e Serbisë për ndarjen e Kosovës. Ndërkaq “baba Soros” dëshiron ta ketë për veten e tij TREPÇËN! Këtë Rama ia ka premtuar më mirë përmes Vuciq, sesa Kosovës!

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sulmi ndaj EULEX-it në veri të Kosovës, vjen reagimi i NATO-s

Story i radhës

Gjermani, masa për të forcuar ligjet mbi armët pas dyshimeve për përpjekjeve për grusht shteti

Të fundit nga

Shqipëria pranohet zyrtarisht në SEPA

Shqipëria pranohet në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA). Vendimi është marrë sot nga Këshilli Europian i Pagesave dhe është njoftuar në Bankën e Shqipërisë. Më datë 13 qershor të
ShkoLartë