​Sulmet kibernetike, ekspertët: Rusia dhe Irani duan të krijojnë destabilitet në Ballkan

min lexim

Në kohët moderne, lufta nuk zhvillohet me armë, por kemi në luftë të heshtur e cila zhvillohet pas ekraneve të kompjuterëve, ku shtetet, fuqinë e tyre e tregojnë për teknologjisë.

Rreth vitit 2005-2006, ka investuar shumë në mbrojtjen kibernetike dhe në atë që e quajnë ushtri kibernetike, e cila sot pretendohet që është e katërta në botë për nga fuqia. Grupet e ndryshme iraniane kanë sulmuar Arabinë Saudite, USA, Jordaninë e shtete të tjera”, thotë Erion Demiri.

Autorësia e sulmit iu faturua shtetit iranian, diplomatët e të cilit u dëbuan pak ditë më parë nga Shqipëria, por eksperti i IT, Fabian Zhilla, pretendon se pjesë e këtij sulmi është edhe një shtet tjetër.

“Ka një synim për të krijuar një destabilitet në Ballkan, pjesa shqiptare përfshirë këtu Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut të cilat do të jenë në fokusin e shërbimeve rusë dhe iraniane. Unë mendoj që një ka një sinkronizim midis dy shteteve, të cilat po bashkëpunojnë në forma të ndryshme. Sipas një vlerësimi që kanë ekspertë shqiptarë, serveri i informacione të fundit që poston të dhënat në sulmin e fundit grupit të hakerëve Home Land Justice dhe në rastin e parë dhe të dytë është në Rusi”, shprehet Fabian Zhilla, ekspert IT.

Po çfarë dëmi shkaktoi ndërhyrja e sistemit TIMS?

“Fakti që sistemi është rikthyer dëmi nuk ka qenë aq i madh, ose me qartë TIMS-i duke qenë një sistem më i vogël ka qenë më e thjeshtë për të kontrolluar dhe gjetur se cilat ishin pikat e rrezikut”, thotë Demiri.

“Kam një shqetësim pasi nuk nëse është përdor bllokimi i TIMS-it për qëllime për të futur njerëz ose materiale të cilat mund të përdoren për një sulm të ardhshëm”, shpjegon Zhilla.

Publikimi i pamjeve në aeroportin e Rinasit nga grupi Home Land Justice, sipas eksperteve u përdor si formë presioni ndaj shtetit shqiptar, por ky fakt për ta nuk përbën ndonjë shqetësim./Top Channel/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Roma rikthehet te fitorja, mposht Empolin e shqiptarëve

Story i radhës

​Ngjarjet e datës 13 shtator

Të fundit nga