Sulmet izraelite vrasin 15 persona në Gazë

min lexim

Autoritetet palestineze thanë se 15 persona janë vrarë në sulmet që Izraeli kreu gjatë natës në Rripin e Gazës.

Ndërkaq, në një sulm ajror mëngjesin e 20 shtatorit, që goditi një shtëpi në Qytetin e Gazës, la të vrarë gjashtë persona, përfshirë edhe fëmijë, tha Mbrojtja Civile e Gazës. Një tjetër person u vra në Qytetin e Gazës, kur një sulm ajror goditi një grup njerëzish që ishin në rrugë.

Në Beit Hanun, në veri të Qytetit të Gazës, një person u vra dhe disa të tjerë u plagosën kur një automjet u godit nga një sulm ajror izraelit, tha Mbrojtja Civile.

Mbrëmjen e së enjtes, gjashtë persona ishin vrarë kur një sulm ajror shënjestroi një shtëpi në Qytetin e Gazës, ndërkaq nga një person u vra edhe në Beit Lahja.

Izraeli pretendon se shënjestron vetëm radikalët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe grupet e tjera të armatosura, që sipas tij, vënë në rrezik civilët, pasi operojnë në zonat e banuara.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi më 7 tetor sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 41.000 persona./REL

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Të dielen në Podujevë, mbyllen disa rrugë për qarkullim të automjeteve

Story i radhës

Olta Gixhari rrëfen për periudhën e vështirë kur u bë nënë: Po shkalloja

Të fundit nga