Sulmet e qenve endacakë në QKUK, Ramës i bëhet thirrje të ndërmarrë masa të menjëhershme

October 5, 2024
1 minut lexim

Një neurolog i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është sulmuar dhe kafshuar nga qen endacakë gjatë ushtrimit të detyrës së tij.

Lidhur me këtë, ka reaguar anesteziologia, Kumrije Shabani.

Ajo i ka kërkuar kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, që të ndërmarr masa të menjëhershme dhe konkrete për të mbrojtur qytetarët nga këto rreziqe.

Është e papranueshme që profesionistët shëndetësorë dhe qytetarët të jetojnë në frikë për jetën dhe sigurinë e tyre për shkak të dështimit të menaxhimit të këtij problemi.  Z. Rama, kërkoj nga ju që të ndërmerrni masa të menjëhershme dhe konkrete për të mbrojtur qytetarët nga këto rreziqe. Kafshimet nga qentë endacakë nuk mund të jenë më një ngjarje e zakonshme në qytetin tonë. Siguria dhe mirëqenia e qytetarëve është prioriteti kryesor. Ftoj urgjentisht që të adresoni këtë situatë dhe të jepni llogari për vonesat e zgjidhjes së saj”, ka shkruar Shabani në Facebook.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tetova pa ujë!

Story i radhës

“IDF ka vrarë 440 anëtarë të Hezbollahut”, deklaron zëdhënësi i ushtrisë izraelite

Të fundit nga

ShkoLartë