Sulme të vazhdueshme në Kherson, gjatë orëve të fundit ndodhën 23 shpërthime

Sulme të vazhdueshme ka pasur në qytetin e Khersonit, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 23 shpërthime.

Si pasojë e shpërthimeve tre persona kanë mbetur të plagosur, gjendja e të cilëve nuk është përcaktuar.

Në muajin nëntor, ushtria ruse u tërhoq nga qyteti Kherson, i vetmi kryeqytet rajonal që Moska kishte kapur që nga fillimi i pushtimit, në një pengesë të madhe për presidentin rus.

Që atëherë, forcat ruse janë vendosur përtej lumit nga Kherson dhe rregullisht granatojnë qytetin prej andej.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zhvillimet e fundit në Kosovë, Hoti-Kurtit: Barrikadat i largojnë të huajt, ju dini veç të shani

Story i radhës

Miqësi apo diçka më shumë- Çfarë po ndodh mes Kiara Titos dhe Luiz Ejllit?

Të fundit nga