Një sulm në Sirinë lindore ka lënë të vrarë 10 punëtorë të naftës, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA.
“Dy të tjerë janë plagosur në një sulm terrorist që kishte në fokus tre autobusë që transportonin punëtorë nga fusha e naftës al-Taim në provincën Deir Az Zor”, thuhet në raport të premten, raporton Al Jazeera.