Një burrë vdiq dhe një grua ndodhet në spital pas të shtënave në një qendër tregtare në Suedi, informoi policia.
Njerëzit në qendrën tregtare Emporia në qytetin jugor të Malmos u larguan në panik pasi dëgjuan rreth 20 të shtëna të shtëna, bëri të ditur televizioni suedez TV4.
Policia arrestoi një adoleshent dhe beson se të shtënat kanë lidhje me tensionet e bandës.
Sulmi ndodhi derisa Suedia përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme muajin e ardhshëm.
Një raport zyrtar i qeverisë suedeze i publikuar vitin e kaluar thoshte se katër në çdo milion banorë vdesin nga të shtënat çdo vit në Suedi.
Në Evropë mesatarja është 1.6 njerëz për milion banorë, shkruan BBC.
Integrimi i dobët i emigrantëve, një hendek në rritje midis të pasurve dhe të varfërve dhe përdorimi në rritje i drogës janë ato që policia thotë se janë shkaqet kryesore të dhunës.