Sulm në një lokal në Meksikë, 9 viktima mes tyre 4 gra

min lexim

Nëntë persona u vranë të mërkurën mbrëma në një bar Guanajuato, Meksikës, i cili është goditur më rëndë nga vala e dhunës që përfshiu vendin dhe është një qendër e rëndësishme industriale, kulturore dhe turistike, thanë zyrtarët të enjten.

Sulmi, ku u plagosën edhe dy gra të cilat janë jashtë rrezikut për jetën, ndodhi në një lokal gjatë natës në orën 21:00 në Apaceo el Alto.

Sipas burimeve, disa persona të armatosur hapën zjarr ndaj klientëve të lokalit, duke vrarë pesë burra dhe katër gra, sipas një deklarate nga komuna e Apaceo el Alto.

Sulmet e kësaj natyre janë të shpeshta në Meksikë. Në mes të tetorit, 12 persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën nga persona të armatosur në një bar në Irapuato, gjithashtu në Guanajuato.

Sulmi i së mërkurës besohet se është kryer, sipas raportimeve të mediave meksikane, si hakmarrje për arrestimin  e një prej drejtuesve të kartelit Santa Rosa de Lima, Juan Rodolfo Jepes.

Sipas të dhënave zyrtare, midis janarit dhe gushtit, 2,115 persona u vranë  në Guanajuato (6 milionë banorë).

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çfarë do të jenë pasojat në praktikë kryesisht varet nga ratifikimi

Story i radhës

Pse emocionoheni kur dëgjoni këngën tuaj të preferuar?

Të fundit nga