sulm ndaj nje ekipi shendetesor ne kongo autoritetet te shqetesuara per perhapjen e eboles 6a218339520d4

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

June 4, 2026
1 minut lexim

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore të Kongos. Kjo ka detyruar ekipet të braktisnin një arkivol dhe duke rritur frikën për një transmetim të mëtejshëm të virusit.

Sulmi ndodhi të hënën sipas ministrisë dhe drejtorit të një spitali lokal. Trupi u trajtua më pas nga anëtarë të komunitetit, një praktikë me rrezik të lartë që mund të nxisë zinxhirë të rinj infeksioni, sipas një raporti të situatës të publikuar në internet të mërkurën.

Ministria e shëndetësisë dhe zyrtari i spitalit nuk specifikuan se çfarë e shkaktoi sulmin. Incidenti nënvizon mosbesimin dhe rezistencën që vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e reagimit. Ndërsa zyrtarët përpiqen të kontrollojnë përhapjen e llojit Bundibugyo të Ebolës, ekipet dhe punonjësit e shëndetësisë janë vënë në shënjestër javët e fundit, përfshirë edhe nga të afërmit e viktimave që kanë vënë në dyshim shkakun e vdekjes.

Kongo ka regjistruar 363 raste të konfirmuara të Ebolës dhe 62 vdekje që nga shpërthimi i fundit, i 17-ti në vend, i shpallur më 15 maj, sipas të dhënave të fundit nga raporti i situatës i ministrisë së shëndetësisë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kursi i euros me lekun bie perseri po shkon drejt pragut te 95 lekeve 6a2182d009dca
Lajmi i mëparshëm

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

kylie jenner relaksohet ne plazh dhe shfaq linjat e saj ne bikini 6a2183ff8ac3a
Lajmi i radhës

Kylie Jenner relaksohet në plazh dhe shfaq linjat e saj në bikini

Të fundit nga

FSK në konferencën e NATO-s në Gjermani

Në Konferencën e 22-të Ndërkombëtare të Liderëve të Lartë të Nënoficerëve Senior (ICC 2026), që po mbahet në Shkollën e NATO-s në Oberammergau të Gjermanisë, po merr pjesë Rreshteri Major i Forcës
ShkoLartë