“Sulm ndaj fjalës së lirë!”, zëdhënësja e PD: Dënojmë dhunimin e gazetarit, inkurajojmë policinë të vërë sa më shpejt para drejtësisë autorët!

October 4, 2023
1 minut lexim

Zëdhënësja e PD-së Mirela Karabina ka reaguar sot për dhunimin e gazetarit Gjergj Zefi. Karabina e cilësoi goditjen e tij, një sulm ndaj fjalës së lirës.

Ajo theksoi se Partia Demokratike dënon këtë sulm ndaj fjalës së lirë dhe nxit, inkurajon e mbështet Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë për të vënë para drejtësisë sa më shpejt autorët e këtij akti të rëndë.

REAGIM I ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE

Sulm ndaj fjalës së lirë!

Mbrëmë ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku gazetari z.Gjergj Zefi është goditur pas shpine, pasi po dilte nga zyrat e punës.

Për një vend që aderon për t’ju bashkuar institucionalisht Bashkimit Europian, goditja ndaj fjalës së lirë është e papranueshme dhe dëmton imazhin e Shqipërisë.

Partia Demokratike dënon këtë sulm ndaj fjalës së lirë dhe nxit, inkurajon e mbështet Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë për të vënë para drejtësisë sa më shpejt autorët e këtij akti të rëndë.

Ngjarje të tilla janë një tjetër tregues i përkeqësimit të lirisë së mediave në Shqipëri, veçanërisht gjatë viteve të fundit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Mediumi kroat: Në Kosovë paguhet rreth 5000 euro! Ja çfarë deklaron lojtari kroat i SC Gjilanit

Story i radhës

KFOR-i: Në Veri rrisim prezencën e aktivitetin, sundimi i ligjit është ekskluzivitet i Policisë së Kosovës

Të fundit nga

Horoskopi i datës 29 maj 2025

Dashi Yjet do ju ndihmojnë të hidhni hapa para në fusha të ndryshme sot. Do keni më shumë gjallëri dhe do jeni plot optimizëm. Për ju që keni një lidhje do jetë

Austria ndalon martesat mes kushërinjve

Qeveria federale e Austrisë ka marrë një masë të rëndësishme për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin e martesave për personat nën 18 vjeç, si
sqmken
ShkoLartë