Sulm me thikë në një tren në Gjermani, 2 të vdekur dhe 5 të plagosur

Dy persona kanë humbur jetën dhe pesë janë plagosur në një sulm me thikë në një tren pasagjerësh në Gjermani që po udhëtonte nga qyteti Kiel për në Hamburg, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sabine Sütterlin-Waack, ministre e Brendshme e Shtetit Schleswig-Holstein, tha në një deklaratë se dy persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën në sulmin me thikë, i cili ka ndodhur rreth orës 15:00 gjersa treni po afrohej në stacionin Brokstedt afër Hamburgut.

Një zëdhënës i policisë tha se një person është arrestuar si i dyshuar për kryerjen e sulmit.

Udhëtimet e trenit me numër RE7 ku ka ndodhur ngjarja janë anuluar dhe vendi i ngjarjes është rrethuar nga policia.

Ndërkohë që ende nuk dihen motivet e sulmit, në vendngjarje janë dërguar një numër i madh autoambulancash dhe një helikopter i ambulancës.





Story i mëparshëm

Galtier ndryshon planin

Story i radhës

Bosnjë dhe Hercegovina formon qeverinë e re 115 ditë pas zgjedhjeve

Të fundit nga