Sulm me thikë në Holandë, vritet një person dhe plagoset një tjetër, autori tha “Allahu akbar”

min lexim

Policia ka arrestuar një të dyshuar i cili gjithashtu ka mbetur i plagosur.

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë në një incident me thikë të enjten vonë në qytetin port holandez të Roterdamit.

Zëdhënësi i policisë Wessel Stolle tha se oficerët po hetonin plagosjen me thikë pranë urës historike Erasmus, sipas AP.

E përditshmja holandeze De Telegraaf, duke cituar dëshmitarët në vendngjarje, raportoi se një burrë sulmoi njerëzit në mënyrë të rastësishme me dy thika ndërsa bërtiste Allahu Akbar, fraza arabe që do të thotë Zoti është i madh.

Stolle tha se policia në vendngjarje kishte dëgjuar gjithashtu se burri bërtiti frazën dhe se “është pjesë e hetimit”.

Një instruktor sporti, Reniwl Renato David Litecia, tha se ai e goditi sulmuesin me dy shkopinj pasi e pa atë të sulmonte dikë dhe arriti të merrte thikat dhe t’i hidhte ato.

Ai tha se fillimisht mendoi se ishte një përleshje, “por kur fillova të vrapoja në atë drejtim pashë që nuk ishte një përleshje. Ishte një burrë me dy thika të gjata që po godiste me thikë një djalë tjetër të ri dhe kur unë fillova të bërtas, ai u kthye dhe filloi t’i afrohej të gjithëve që e rrethonin.”

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Nga reshjet tek intervalet e gjata me diell, sinoptikani tregon ‘surprizat’ e motit për fundjavën

Story i radhës

Squid Game po vjen më 26 dhjetor, Netflix ndan detaje të reja për sezonin e dytë

Të fundit nga

Në Majën e Malësorit

Këtë të diele me 17 nëntor, “Hikingnjeri” organizon ecjen e përvjetshme në Majën e Malësorit 2424