Raportohet për viktima të shumta në Ukrainën lindore, pasi tri raketa goditën një stacion hekurudhor në rajon.
Kështu u njoftua sot nga Hekurudhat e Ukrainës në pronësi shtetërore, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Ndërtesat dhe stacionet hekurudhore gjithashtu janë dëmtuar pasi raketat u hodhën në zonë.
“Ka viktima”, tha kompania hekurudhore në një deklaratë, pa dhënë detaje mbi numrin e viktimave apo vendndodhjen e sulmit./Botasot