Sulm kibernetik ndaj një prej kompanive më të mëdha në botë të hoteleve

min lexim

Në tre ditët e fundit, një prej kompanive më të mëdha në botë të hoteleve nuk ka arritur të pranojë rezervime online për shkak të një sulmi kibernetik.

Ditën e Marte, InterContinental Hotels Group zbuloi një aktivitet të paautorizuar që shkaktoi probleme të shumta me sistemet e IT.

IHG operon 6,028 hotele në më shumë se 100 vende të botës dhe ka disa prej brendeve më të njohura si Holiday Inn, Crowne Plaza dhe Regent

Kur përdoruesit tentojnë të rezervojnë në uebsajtet e kompanisë, atyre ju kërkohet të telefonojnë dhe ose të dërgojnë e-mail për të bërë një rezervim.

Kompania tha se po punon për rikthimin e shërbimit sa më parë dhe po punon me autoritet dhe palë të jashtme për të hetuar sulmin kibernetik.

Bleeping Computer beson se problemet vinë si rezultat i një sulmi me ransomware. Në 2017-ën IHG gjeti se mbi 1 mijë hotele në SHBA ishin infektuar me maluerë dizajnuar për të vjedhur informacione të kartave të kreditit.

Së fundi banda e ransomware Lockbit tha se kishte vjedhur informacione nga Holiday Inn në Istanbul. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Milan ka marrëveshjent

Story i radhës

Filozofia dhe morali i tulelëpirësit/-ve në Kosovë

Të fundit nga