sulm i armatosur per grure ne vushtrri 686a3015ac32c

​Sulm i armatosur për grurë në Vushtrri

July 6, 2025
1 minut lexim

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Vushtrri pas një incidenti të rëndë që ndodhi dje pasdite, ku një qytetar u sulmua fizikisht dhe ndaj tij u shtie me armë zjarri.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshjeje rreth çështjeve të transportit të grurit.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar, së bashku me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë sulmuar fizikisht viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore. Gjatë incidentit, njëri nga të dyshuarit ka shtënë edhe me armë zjarri.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe dy gëzhoja.

Me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë ende në arrati dhe janë në kërkim nga Policia.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

netanyahu te papranueshme ndryshimet e kerkuara per armepushimin nga hamas 686a2948c7a51
Lajmi i mëparshëm

Netanyahu: Të papranueshme ndryshimet e kërkuara për armëpushimin nga Hamas

nuk e dija nese do ta arrija maturantja qe u be virale surprizon grida dumen e kam kerkuar shume 686a3141bba23
Lajmi i radhës

“Nuk e dija nëse do ta arrija…”/ Maturantja që u bë virale surprizon Grida Dumën”: E kam kërkuar shumë

Të fundit nga

ShkoLartë