“Nuk e dija nëse do ta arrija…”/ Maturantja që u bë virale surprizon Grida Dumën”: E kam kërkuar shumë

July 6, 2025
1 minut lexim

Moderatorja e “Top Story” Grida Duma, është surprizuar në “Goca & Gra” nga Geralda, maturanten që e kërkonte prej kohësh.

Ajo tregon se i ka ardhur në mesazh gjatë kohës që ka qenë në emision, e më pas ka nisur hulumtimet për maturanten që kishte kërkuar ta takonte.

“Më vjen në e-mail, dhe thjesht shoh një frazë “nuk e di nëse do të arrija maturën”. Ia përcjell vajzave të stafit për të hulumtuar më pas. E lexova që jam filan fisteku, që nuk  e thash tek fjalimi i universitetit. Do të doja shumë që të ishe në maturën time sepse je gruaja që të admiroj.

Ajo më tha që dua të jesh aty me mua, sepse nuk e dija a do ta arrija maturën apo jo. Kjo ishte gjëja që më shokoi, më tronditi. Ky ishte rast i veçantë, ne nuk patëm përgjigje nga Geralda. Kur shkova tek universiteti i bëmë thirrje, që ej shiko të kemi dëgjuar”, deklaroi Duma.

Më pas u zbulua se Geralda ka përjetuar një ndërhyrje kirurgjikale në zemër e cila ka përfunduar me sukses, ajo është 18 vjeçe dhe është nga Lezha.

Maturantja ka surprizuar live në emision Grida Dumën, e cila u emocionua nga ky gjest i saj.

“Përshëndetje Goca dhe Gra, një përshëndetje e veçantë është për atë gruan e fuqishme që keni në panel. Shumë faleminderit për modelin që ka transmetuar, modelin frymëzues, për mënyrën se si trajton shumë çështje, faleminderit për vlerat dhe atë që përcjell tek ne të rinjtë për të pasur një model frymëzues”, u shpreh Geralda.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

​Sulm i armatosur për grurë në Vushtrri

Të fundit nga

Ter Stegen në Serie A?

Barcelona vazhdon të përballet me sfida të rëndësishme, ndërsa ka pasiguri rreth të ardhmes së kapitenit të tyre, Marc-Andre ter Stegen, ku pavarësisht se portieri ka ende tre vjet kontratë, klubi po
ShkoLartë