Netanyahu: Të papranueshme ndryshimet e kërkuara për armëpushimin nga Hamas

July 6, 2025
1 minut lexim

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka theksuar se organizata militante palestineze Hamas po kërkon ndryshime “të papranueshme” në një propozim të ri për armëpushim në Rripin e Gazës.

“Ndryshimet që Hamasi po kërkon të bëjë në propozimin e Katarit na u përcollën mbrëmë dhe janë të papranueshme për Izraelin”, ka theksuar zyra e Netanyahut, në një postim në median sociale.

”Kryeministri izraelit gjithashtu urdhëroi që një delegacion të dërgohej në Doha për bisedime indirekte me Hamasin”, ka njoftuar zyra e tij.

Bisedimet, të ndërmjetësuara nga Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara, po përqendrohen në arritjen e një armëpushimi 60-ditor në luftën e Gazës dhe lirimin e pengjeve që mbahen ende nga Hamasi.

Përpjekjet për të siguruar një armëpushim të përkohshëm kanë ngecur prej muajsh, por ndërmjetësit kohët e fundit paraqitën një propozim tjetër, i cili sipas raporteve parashikon ndërprerjen e armiqësive në Rripin e Gazës për të paktën 60 ditë, lirimin e 10 pengjeve izraelite dhe kthimin e mbetjeve të pengjeve të vdekura.

Në këmbim, një numër i madh i të burgosurve palestinezë do të liroheshin nga burgjet izraelite.

Gjatë armëpushimit, të dy palët do të përpiqeshin të negocionin një fund të përhershëm të luftës.

Hamasi tha të premten se ia kishte dorëzuar miratimin e tij për propozimin e fundit të ndërmjetësimit Katarit dhe Egjiptit.

Netanyahu do të takohet nesër me presidentin amerikan, Trump.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

​Kosova në bllokadë politike: Institucione të reja apo zgjedhje të jashtëzakonshme?

Të fundit nga

Ter Stegen në Serie A?

Barcelona vazhdon të përballet me sfida të rëndësishme, ndërsa ka pasiguri rreth të ardhmes së kapitenit të tyre, Marc-Andre ter Stegen, ku pavarësisht se portieri ka ende tre vjet kontratë, klubi po
ShkoLartë