Sulm i armatosur në Paris, 2 të vdekur dhe 4 të plagosur

December 23, 2022
1 minut lexim

Të paktën 2 persona kanë humbur jetën ndërsa 4 të tjerë janë plagosur pasi një person 70-vjeçar në kryeqytetin e Francës, Paris, ka hapur zjarr ndaj njerëzve përreth, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të “Le Parisien”, një person në rrugën “Enghien” në zonën e 10-të në Paris ka hapur zjarr me armë ndaj personave përreth.

Të paktën 2 persona kanë humbur jetën ndërsa 4 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit.

Në njoftimin nga Policia e Parisit u bë e ditur se një person është arrestuar në vendin e incidentit.

Gjithashtu në njoftim është theksuar se është evakuuar zona për ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit dhe për arsye sigurie.

Ende nuk dihet motivi i sulmit.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski: Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike as nga 1 janari

Story i radhës

Ahmeti – Ludva: Të ruhet konzistenca proeuropiane e veprimit

Të fundit nga

Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të dielën në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, se dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin tregtar në mes të Ankarasë dhe Moskës.

Shvercerat festojnë 35-vjetorin e themelimit

Sot, tifozeria e zjarrtë Shvercerat, krenaria e qytetit të Shkupit dhe mbështetës të pandalshëm të KF Shkupi, feston 35-vjetorin e themelimit të saj. Një ndër grupet më të vjetra dhe më të
ShkoLartë