Sulm ajror në Sirinë lindore, vriten pesë luftëtarë pro iranianë

1 minut lexim

Një sulm ajror në një automjet në Sirinë lindore pranë kufirit poroz me Irakun vrau të paktën pesë luftëtarë nga njësitë pro-Iraniane, thanë për Reuters dy burime të sigurisë në rajon.

Një nga burimet tha se sulmi u krye nga një dron, por nuk specifikoi se cilës ushtri i përkiste droni. Burimi i dytë tha se kishte në shënjestër luftëtarët teksa ndërronin turnet në një pikë kontrolli, raportoi Reuters.

Një pjesë e kufirit lindor të Sirisë me Irakun kontrollohen nga grupe të armatosura të lidhura me Iranin dhe që luftuan në emër të forcave të armatosura të Sirisë gjatë gjithë luftës civile të vendit.

Ato përfshijnë grupe të armatosura irakiane që kontrollojnë gjithashtu anën irakiane të kufirit. Kufiri është tani një qendër kontrabande, me armë të sjella nga Iraku në Siri dhe mallra të tjera që rrjedhin në Irak.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

VIDEO/ Në gjendje të rëndë shëndetësore gjendet Ismail Muratov, kërkohej nga e premtja

Story i radhës

“Presion ndaj Rusisë”, Zelensky për sulmin në Kursk: Duhet të rivendosim drejtësinë

Të fundit nga