Sullivan bisedoi me Ramë, i ofroi mbështetjen e ShBA-së pas sulmit kibernetik të Iranit

September 8, 2022
1 minut lexim

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare  në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, sot ka biseduar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për të treguar mbështetjen e fortë të ShBA-ve pas sulmit kibernetik të Iranit më 15 korrik.

Në njoftimin e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë thuhet se ata do të vazhdojnë të punojnë së bashku në përpjekjet e Shqipërisë për përmirësim të masave të sigurisë kibernetike.

“Gjithashtu, z. Sullivan shprehu vlerësimin për pritjen bujare të Shqipërisë për shtetasit afganë që janë larguar nga Afganistani”.

“Ata diskutuan gjithashtu partneritetin tonë të vazhdueshëm për çështjet rajonale dhe globale, duke përfshirë NATO-n”, thuhet në njoftim

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shqiptari që dridhi botën, i ndahet urdhri “8 Shtatori” nga presidenti i Maqedonisë

Story i radhës

Punimet në rrjet, këto zona do të mbesin pa rrymë gjatë dy ditëve të ardhshme

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë