sulejmani u drejtohet studenteve jeni ne te drejten e plote qe te protestoni por kujdes nga opozita pa busull dhe argatet e saj 69d23460ad0ec

Sulejmani u drejtohet studentëve: Jeni në të drejtën e plotë që të protestoni por kujdes nga opozita pa busull dhe argatët e saj

April 5, 2026
1 minut lexim

Për protestën e paralajmëruar të studentëve, mbrëmë ka reaguar edhe Zv.Ministri i Asrimit – Driton Sulejmani.
Në mes tjerash Sulejmani shkruan:

“Të dashur studentë, jeni në të drejtën e plotë për kërkesën tuaj që provimin e jurisprudencës ta jepni në gjuhën shqipe. Gjithashtu, jeni në të drejtën e plotë që të protestoni për kauzën tuaj. Për dallim nga më herët, tani pa frikë dhe lirshëm mund ta shprehni vullnetin tuaj.
Kujdes nga opozita pa busull dhe argatët e saj, të cilët po mundohen të dalin pak në dukje dhe të mbledhin ndonjë pikë politike, e që aspak nuk e kanë hallin për kauzën tuaj.

Edhe një lutje: lërini thirrjet e kota të tipit “bëhuni bashkë opozitë e pozitë”, sepse nuk mund të bëhen bashkë ata që ju kanë lënë në këtë situatë dhe ata që po mundohen t’ju gjejnë zgjidhje për problemin tuaj.
Pavarësisht protestës, ju gjithsesi do ta jepni provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.”

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ishte nje pervoje jashtezakonisht e kenaqshme si artistikisht ashtu edhe personalisht romance me kengetaren italiane elodie kush eshte balerina shqiptare 69d22e3c5543d
Lajmi i mëparshëm

“Ishte një përvojë jashtëzakonisht e kënaqshme, si artistikisht ashtu edhe personalisht”- Romancë me këngëtaren italiane Elodie? Kush është balerina shqiptare

arrestohen 4 persona per dhune ne familje 69d235b61c7f2
Lajmi i radhës

Arrestohen 4 persona për dhunë në familje

Të fundit nga

ShkoLartë