sulejmani rritet interesimi per arsimin profesional kete vit mbi 10 800 nxenes te regjistruar 6aa9a6cd23612

Sulejmani: Rritet interesimi për arsimin profesional, këtë vit mbi 10.800 nxënës të regjistruar

September 15, 2026
1 minut lexim
IMG 9991

Interesimi i nxënësve për arsimin e mesëm profesional këtë vit ka shënuar rritje të dukshme, duke tejkaluar interesimin për arsimin gjimnazist

Kështu deklaroi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani në emisionin “Pas numrave” në TVM2, duke bërë të ditur se rreth 10.800 nxënës janë regjistruar këtë vit në shkollat e mesme profesionale.

“Ky është një sinjal i mirë”, tha Sulejmani, duke theksuar se orientimi i nxënësve drejt profesioneve po lidhet gjithnjë e më shumë me nevojat reale të tregut të punës.Sipas tij, Ministria e Arsimit gjatë viteve të fundit, para hapjes së konkurseve dhe paraleleve të reja, zhvillon analiza të tregut të punës për të përshtatur profilet arsimore me kërkesën për kuadro.

“Viteve të fundit, konkurset që i hapim për nxënësit e arsimit të mesëm, bëjmë hapjen e paraleleve pas një studimi dhe analize të tregut të punës”, deklaroi Sulejmani.

Rritja e interesimit për arsimin profesional, sipas tij, madje shihet si një hap pozitiv drejt përgatitjes së të rinjve me aftësi dhe profesione që kërkohen drejtpërdrejt në tregun e punës.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gati sa nuk urinova ne pantallona nga nervozizmi noah kahan flet pas performances ne emmy 6aa9a2db7dbc7
Lajmi i mëparshëm

“Gati sa nuk urinova në pantallona nga nervozizmi”/ Noah Kahan flet pas performancës në Emmy

Të fundit nga

ShkoLartë