Noah Kahan ka dhënë një performancë emocionuese në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Emmy, ku mori pjesë në segmentin kushtuar artistëve që kanë ndërruar jetë.
Këngëtari i “Stick Season” performoi më 14 shtator në Teatrin Peacock, së bashku me Macaulay Culkin, Annie Murphy dhe Dan Levy. Katër artistët interpretuan versionin e këngës “Bridge over Troubled Water” të Simon & Garfunkel.
Pas performancës, Kahan pranoi se ishte përballur me një emocion të madh para se të ngjitej në skenë.
“Jam i nderuar që këndova në kujtim të kaq shumë legjendave sonte. Gjithashtu, gati sa nuk urinova në pantallona nga nervozizmi”, shkroi ai në platformën X.
Duke folur për performancën, 29-vjeçari tha se kënga ishte zgjedhja e duhur për të përcjellë mesazhin e segmentit kushtuar artistëve të ndjerë.
“Mendoj se ajo këngë e përmblidhte në mënyrë të përkryer shpresën që kishin shumë nga njerëzit që humbëm këtë vit. Humbëm yje të mëdhenj: Dolly Parton, Catherine O’Hara dhe shumë artistë të tjerë të jashtëzakonshëm”, tha Kahan.
“Kënga është për shpresën dhe dashurinë që ata sollën në botë. Do të përpiqem t’ua kthej të paktën një pjesë të kësaj me një këngë sonte”, shtoi ai.
Ndërkohë, këngëtari i “Orbiter” la të kuptohej para ceremonisë se po përgatit një projekt të ri muzikor, por nuk dha detaje të mëtejshme.
“Nuk mund t’ju them asgjë më shumë, por po, kemi diçka. Është me mua tani. Diçka po zien”, deklaroi ai.
I veshur me një kostum të zi me papion, Kahan bëri edhe shaka për arsyen pse nuk mund të zbulonte më shumë rreth projektit të ri, duke thënë se publicistja e tij do ta “hidhte në atë kosh plehrash” nëse ai do të fliste më shumë.
“Por jam vërtet i entuziazmuar për atë që po përgatisim dhe kjo ishte një mundësi vërtet e shkëlqyer”, përfundoi ai.
Burimi: botasot.info


