sukses i madh per studentet e up se dalin te paret ne garen per siguri kibernetike 628619a4c0620

Sukses i madh për studentët e UP-së, dalin të parët në garën për siguri kibernetike 

May 19, 2022
min lexim

Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” është mbajtur gara për siguri kibernetike, në kuadër të bashkëpunimit të Kosovës me Iowa-në, SHBA, gjegjësisht i Forcës së Sigurisë së Kosovës me Gardën Kombëtare Ajrore nga Iowa.

Ekipi i studentëve të FIEK-ut me emërtimin garues “Runtime TERROR” është renditur në vendin e parë duke lënë prapa një ekip nga SHBA-ja për gati 120 pikë.

Për më shumë, një ekip tjetër i studentëve nga FIEK-u me emërtimin “It’s not a bug, it’s a feature”, është renditur në vendin e tretë të kompeticionit.

Organizimin e kësaj ngjarje e përshëndeti rektori Naser Sahiti. “Nismat e tilla të cilat e kanë studentin në qendër, janë vitale për UP-në. Njëherësh, fakti që në këtë kompeticion marrin pjesë edhe studentët e Universitetit Shtetëror të Iowa-s, na ndihmon edhe në vetë-evaliumin e punës sonë në fushën e rëndësishme të sigurisë kibernetike”, tha Rektori.

E pranishme në këtë ngjarje ishte edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e cila përgëzoi studentët për suksesin e treguar.

Kjo është e gara e parë e llojit të tillë në Kosovë, ku pjesëmarrëse ishin 12 ekipe (me rolin mbrojtës të njohur si “blue teams”) nga institucione të ndryshme arsimore (universitete, kolegje dhe shkolla të nivelit të pestë të studimeve) në vend.

Në njoftim thuhet se ekipet garuese kanë punuar në mbrojtën e resurseve digjitale (si: server, kompjuter, shërbime në internet, etj.) nga “sulmuesit” (red teams) që janë nga shteti i Iowa-s.  Për më shumë,  një ekip monitorues “White team” nga Iowa ka qenë i pranishëm në Kosovë dhe së bashku me pjesëtarët e FSK-së kanë monitoruar garën gjatë tërë kohës.

Grupet garuese të studentëve të FIEK-ut kanë garuar në përgatitje dhe mbështetje të prof. Blerim Rexha dhe ekipit të tij.

Rezultatet e garës mund të shikohen në këtë vegëz: https://iscore.iseage.org/, ndërsa skenari, rregullat e garës, resurset në përdorim, dhe informacione tjera të rëndësishme për ekipet pjesëmarrëse në lidhje me ushtrimin janë të paraqitura në vegzën në vijim: https://shorturl.at/gwyO3.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

shqiperia miqesore me estonine me 13 qershor ne air albania 6286199d8809a
Story i mëparshëm

Shqipëria, miqësore me Estoninë më 13 qershor në “Air Albania”

autobus me defekte transportojne udhetare 62861b3968917
Story i radhës

Autobus me defekte transportojnë udhëtarë

Të fundit nga

Shpendi shpërthen në lot pas eliminimit

Cesena i ka thënë lamtumirë Serisë A. Klubi italian ka humbur mundësinë për t’u ngjitur në elitë. Bardhezinjtë janë mposhtur sot nga Katanxaroja me rezultatin minimal 0:1. Por kjo ndeshje “play off”-i
ShkoLartë