Suharekasi Fatos Zekolli është i riu që u mbyt nga rryma në Pejë

April 23, 2022
1 minut lexim

Fatos Zekolli është i riu që mbrëmë tragjikisht u mbyt nga rryma.

I riu është nga Bllaca e Suharekës dhe vdiq në Pejë derisa po kryente punime me eskavator.

Lajmin për vdekjen e tij e bënë të ditur familjarët në rrjete sociale të cilët thanë se viktima ka vdekur pas një aksidenti nga rryma elektrike.

Policia e ka konfirmuar këtë ngjarje të rëndë për Klankosova.tv, derisa tha se akoma nuk dihen shumë detaje lidhur me të.

“Policia mbrëmë në orën 22:16 është njoftuar se në afërsi të udhëkryqit Loxhë-Gorozhdec, në lagjen ‘Dardania’, një person e ka zënë rryma gjatë punimeve. Është dërguar në spital edhe mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi pranoi se nuk dihet se çfarë ishte duke punuar i ndjeri në momentin kur e zuri rryma.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Rithemelimi” zhvillon sot zgjedhjet në disa degë të PD në Tiranë e rrethe, ja kandidatët

Story i radhës

Përballja e ish-ave dhe e synimeve të sezonit

Të fundit nga

ShkoLartë