Suedia i vendos NATO-s vijën e kuqe: Nuk pranojmë armë bërthamore në tokën tonë

November 11, 2022
1 minut lexim

Suedia e cila pret që së shpejti të bëhet anëtare e NATO-s, është shprehur se nuk do të lejojë që armët bërthamore të vendosen në tokë e saj, kur të jenë pjesë e aleancës ushtarake.

Në fillim të këtij muaji, komandanti suprem i Suedisë, rekomandoi që qeveria të mos vendosë asnjë vijë të kuqe, si për shembull insistimi kundër bazave të përhershme të aleancës ose armëve bërthamore në tokën suedeze.

Por në një intervistë sot, ministri i jashtëm Tobias Billstrom tha se vendi i tij nuk do të lejojë armë bërthamore në tokën e tij.

“Është ende qëndrimi afatgjatë i Partisë së Moderuar. Asnjëherë nuk kemi pasur qëllim që të ndryshojmë kushtet për aplikimin e dorëzuar nga qeveria e kaluar,” i tha ai agjencisë së lajmeve TT.

Suedia së bashku me fqinjin e saj nordik, Finlandën aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n në fillim të këtij viti dhe aktualisht po marrin pjesë në negociatat përfundimtare.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Forumi i Paqes në Paris – Albin Kurti: Jo Asociacionit mbi baza etnike

Story i radhës

Si ta kuptosh *në mënyrë sekrete* që ai të ka qejf, por s’e thotë troç për 1 nga këto arsye

Të fundit nga

ShkoLartë