Suedia ekstradoi në Türkiye, Mahmut Tat ndaj të cilit ka një dënim prej 6 vite e 10 muaj burg për anëtarësim në organizatën terroriste PKK/KCK, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra, mësohet se për shkak të dënimit me burg, Tat në vitin 2015 shkoi në Suedi dhe kërkoi azil, për të cilin mori përgjigje refuzimi.
I ndaluar pak kohë më parë nga policia, Tat u dërgua në qendrën e mbikëqyrjes në Mölndal dhe pas përfundimit të procedurave u dërgua në Türkiye me avion.
Avioni që transportoi Mahmut Tat u ngrit nga kryeqyteti Stockholm dhe mbërriti në orët e natës në Aeroportin e Istanbulit.
Tat u mor në dorëzim nga policia dhe u dërgua më pas në stacionin e policisë në Aeroportin e Istanbulit. Pas kontrollit shëndetësor mësohet se Tat u mbajt gjatë natës në Drejtorinë policore në Aeroportin Istanbul.
Pas përfundimit të procedurave, Mahmut Tat pritet të dërgohet në gjykatë.
Burimi: GAZETA.MK