​Suedia bëhet me kryeministër të ri

1 minut lexim

Politikani kryesor konservator i Suedisë, Ulf Kristersson, u zgjodh kryeministër i ri i vendit, pasi sot mori mbështetjen e nevojshme, në një votim parlamentar në Stokholm.

Lideri 58-vjeçar i Partisë së Moderuar mori mbështetjen e nevojshme nga Riksdag në Stokholm, edhe falë votave të populistëve të ekstremit të djathtë, ”Demokratët e Suedisë”, me 176 vota pro nga 349 deputetë që votuan për Kristersson dhe 173 kundër tij.

Kristersson do të pasojë kështu socialdemokraten Magdalena Andersson.

Siç pritet, ai do të bëjë një deklaratë qeveritare dhe do të prezantojë kabinetin e tij.

Ndryshimi i qeverisë më pas do të miratohet zyrtarisht nga mbreti, Karl Gustav XVI.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

U kap duke vënë baste sportive në lokal, arrestohet 42 vjeçari në Tiranë

Story i radhës

Petrovska: Fuqia e një shteti nuk është vetëm në atë se çfarë armate ka, por edhe në atë se çfarë miq ka

Të fundit nga