suedia anetaresimi ne nato do te rriste sigurine ne rajonin baltik 627e3ea3d3ade

Suedia: Anëtarësimi në NATO do të rriste sigurinë në rajonin baltik

May 13, 2022
1 minut lexim

Anëtarësimi i Suedisë në NATO do të kishte efekt stabilizues nga i cili do të përfitonin të gjitha shtetet e Detit Baltik, ka thënë ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde më 13 maj, pasi Finlanda fqinje ka treguar përkushtim për t’iu bashkuar aleancës.

Anëtarësimi i Suedisë në NATO do të forconte portën ndaj konflikteve ushtarake dhe do të kishte efekt të parandalimit të konfliktit në veri të Evropës”, ka thënë Linde para gazetarëve, teksa ka prezantuar një vlerësim parlamentar për çështje të sigurisë.

Pushtimi rus në Ukrainë ka shtyrë Suedinë dhe Finlandën të rivlerësojnë qëndrimet e tyre si shtete neutrale prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Në raportin e prezantuar për sigurinë, është thënë se Suedia do të ishte më e cenueshme nëse mbetet vendi i vetëm baltik jashtë NATO-s, ndonëse është përmendur se Rusia mund të hakmerret nëse Stokholmi aplikon për anëtarësim në aleancë.

Nëse Suedia vendos të kërkojë anëtarësim në NATO, ka rrezik të reagimit nga Rusia”, ka thënë ministri suedez i Mbrojtjes, Peter Hultqvist.

Më lejoni të theksoj se ne jemi të përgatitur për çfarëdo kundërpërgjigje”, ka shtuar ai.

Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,340 kilometrash me Rusinë, ka thënë më 12 maj se duhet të aplikojë për anëtarësim në NATO, “pa vonesa”.

Suedia pritet të ndjekë shembullin e Finlandës dhe mund të aplikojë për anëtarësim më 16 maj./REL

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

dash kosova dhe serbia i zgjedhin vete prioritetet per politike te jashtme 627e3dafbb43f
Story i mëparshëm

DASH: Kosova dhe Serbia i zgjedhin vetë prioritetet për politikë të jashtme

ne mes te gjoksit dafina zeqiri realizon tatuazhin e ri dedikuar ekipit moneyz music 627e3ea9016ed
Story i radhës

Në mes të gjoksit, Dafina Zeqiri realizon tatuazhin e ri dedikuar ekipit “Moneyz Music”

Të fundit nga

Jamal Roberts fiton “American Idol 2025”

Pas disa javësh performancash të paharrueshme dhe kulmesh emocionale, “American Idol” ka shpallur fituesin. Jamal Roberts nga Meridian, Misisipi, mori titullin gjatë finales së sezonit të 23-të më 18 maj. Njoftimi erdhi
ShkoLartë