1
Shkup, 14 prill – Bujqësia si sektor i rëndësishëm për secilin vend kudo, në vendin tonë ka stagnuar së zhvilluari. Për shkaqe të ndryshme që nuk kanë ardhur ad hoc por si pasojë e pasivitetit institucional për një kohë të gjatë. Më heret në subevncionet e pakta që janë shpërndarë për qytetarët e këtij në mesin e shumë kritereve ka qenë kriter bazë i pashkruar në letër por i dukshëm në vepër edhe përkatësia etnike. Bazuar në atë që shumë bujq shqiptarë publikisht kanë shprehur pakënaqësinë dhe kanë deklaruar se janë diskriminuar. Dhe, kjo stituatë ka ndikuar që të rinjtë mos ta shohin të ardhmen e tyre në këtë sektor, shkruan Zhurnal.
Masa 112 – një mundësi për të rinjtë që synojnë të fillojnë veprimtarinë bujqësore –
Është shpallur Thirrja publike nr. 02/2025 për Masën 112- “Ndihmë për fermerët e rinj për fillimin e veprimtarisë bujqësore” nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural për vitin 2025. Kjo thirrje publike parasheh mbështetje financiare për të rinjtë e moshës 18 deri në 40 vjeç që për herë të parë nisin veprimtari bujqësore, marrin në menaxhim një ekonomi bujqësore ekzistuese apo themelojnë një të re. Mbështetja maksimale është 600.000 denarë për përfitues, me mundësi për pagesë paraprake deri në 40% të shumës së miratuar.
Thirrja është e dedikuar për bujq të rinj të cilët: për herë të parë fillojnë me veprimtari bujqësore; marrin në menaxhim një ekonomi bujqësore ekzistuese ose themelojnë një të re; dhe janë të regjistruar në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore gjatë 18 muajve të fundit. Zëvendësministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti, theksoi se për këtë thirrje janë lehtësuar procedurat e aplikimit, me qëllim që sa më shumë të rinj të përfitojnë nga mundësia për të filluar veprimtari në bujqësi.
Përparësi në përzgjedhje do t’u jepet fermerëve individualë, anëtarëve të kooperativave bujqësore, grave të reja fermere, si dhe aplikuesve me arsim të përfunduar në fushën e bujqësisë ose veterinarisë. Gjithashtu, përparësi do t’u jepet projekteve që kanë për synim blerjen e mekanizimit bujqësor, pajisjeve për aktivitetet pas korrjes në prodhimin bimor, pajisjeve për përpunimin e produkteve bujqësore, si dhe pajisjeve për prodhimin blegtoral (qumësht, mish, vezë dhe përpunimi i tyre).
Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 9 maj 2025.
“Qëllimi ynë është të aktivizojmë të rinjtë në prodhimin bujqësor. Masa 112 është një mundësi konkrete për të filluar një ekonomi të re bujqësore, për të ndërtuar të ardhmen në vendin tonë dhe për të kontribuar në zhvillimin e bujqësisë”, theksoi Bexheti.
Ai shtoi se Ministria dhe Qeveria do të vazhdojnë të punojnë në krijimin e politikave që motivojnë të rinjtë të qëndrojnë në vend dhe të zhvillojnë prodhimtari bujqësore cilësore, me synim që vendi të forcojë kapacitetet prodhuese dhe të njihet më gjerësisht si eksportues i produkteve bujqësore vendore.
“Angazhimi i të rinjve është një faktor kyç për modernizimin dhe avancimin e sektorit bujqësor”, nënvizon zëvendësministri.
Sektori i bujqësisë e pëson rëndë pas çdo krize ekonomike-
Sektori i bujqësisë është njëri ndër sektorët më pak të pëlqyer nga të rinjtë, pothuajse askush prej tyre nuk dëshiron të merret me punë bujqësore, kjo përshtypje e krijuar nuk ka ardhur vetvetiu por si rezultat i asaj që kanë parë nga paraardhësit e tyre se sa pak produktive është kjo punë, shumë angazhim pak të ardhura. Pra, shtetit tonë i mungojnë politikat stimuluese për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, që në situata të tilla si kjo e luftës në Ukrainë vendi përballet me deficit të madh të produkteve të ndryshme ushqimore.
Këtë e kanë pohuar edhe autoritetet të cilat kanë treguar se po përballemi me krizën më të vështirë deri tani, por vazhdimisht apeluan qytetarët që të mos shqetësohen dhe siguruan se produktet bazë, bukë, miell, qumësht dhe vaj ulliri, do të ketë. Miratuan Plan Kombëtar për prodhimin e ushqimit dhe e krijuan Fondin intervenues. U realizua paketë masash për uljen e çmimeve të produkteve bazë, si dhe për stimulimin e prodhimit. Edhe përkundër faktit të krijimit të paketës për uljen e çmimeve të produkteve bazë, sërish dhe ende çmimet janë tejmase të larta dhe qytetarët janë jashtëzakonisht të pakënaqur.
Pra, kemi të bëjmë me një sektor që kudo që shfaqet ndonjë krizë përcillet edhe në vendin tonë përshkak të mungesës së prodhimeve vendore dhe masës së lartë të importit prej jashtë. Sërish e shohin si normale edhe ndryshime dhe propozimet e draft ligjeve përmes të cilave toka bujqësore të shndërrohet në vend për vendosjen e paneleve fotovaltike. Do të thotë në vend të përkrahjes dhe motivimit për këta pak bujq që kanë mbet hartohen ligje për të demotivuar dhe penguar edhe më shumë në punën e tyre. /Zhurnal.mk
BURIMI: zhurnal.mk