Pas dy viteve të kaluar tek Atletico Madrid, Luis Suarez është kthyer në Uruguai, te Nacional, skuadra ku është rritur si futbollist.
Pistolero-s i është dashur shumë pak për të fituar, edhe pse nuk kishte nevojë, dashurinë e tifozëve të tij të rinj/të vjetër.
Sulmuesi, i cili e ka gjetur shumë shpejt rrugën e golit, ka folur për Bein Sports edhe për disa biseda që ka patur privatisht me mikun Lionel Messi para kthimit në atdhe.
Me Kupën e Botës shumë afër, ish-lojtari i Barcelona-s kishte ndërmend të qëndronte në Europë, por telefonata e Nacional ka ndryshuar planet e tij.
“Çfarë më tha Messi në lidhje me transferimin? Para së gjithash Leo më ka uruar më të mirën. Më ka thënë se në këtë aventurë të re do të rrethohesha nga të afërmit e mit, familja ime, se do të isha në vendin tim.
“Edhe pse ishte diçka që nuk e kisha planifikuar, do të thotë se isha e shkruar se duhej të kthehesha këtu te Nacional”, kanë qenë fjalët e Suarez.