Luis Suarez ka arritur marrëveshje me skuadrën uruguajane, Nacional.
Futbollisti e konfirmoi këtë përmes rrjeteve sociale.
Uruguajani deri më tani luante tek Atletico Madridi, skuadër me të cilën i përfundoi kontrata.
“Kam arritur marrëveshje me Nacional. Shpresoj që detajet e tjera të kryhen së shpejti në mënyrë që kjo punë të kryhet sa më shpejt”, theksoi ai.
Ish-lojtari i Liverpoolit e Barcelonës pranoi disa oferta të rëndësishme nga Evropa, por nuk i mori në konsideratë.